Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Kryeministri ukrainas, Andrii Sybiha, akuzoi Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë 734 herë që nga mesnata deri në mesditën e së enjtes. Ai, gjatë një postimi në X, e quajti armëpushimin një “farsë”.
Sulmet ruse goditën verilindjen e Ukrainës në orët e para të nisjes së armëpushimit të njëanshëm të Moskës, duke vrarë të paktën një civil, thanë zyrtarët ukrainas. Sulme me artileri u kryen në mbarë frontin e luftës, të gjatë 1.000 kilometra, edhe pse me intensitet më të ulët sesa në 24 orët paraprake, thanë zyrtarët.
Armëpushimi përkon me shënimin e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë Naziste. Kievi ka kërkuar një armëpushim më afatgjatë, për luftën e nisur nga Moska kundër shtetit fqinj më 2022./abcnews.al
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...