Sot shënohen 10 vjet nga tragjedia e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, ku humbën jetën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe rreth dyzetë të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja e rëndë, e cila shënoi një periudhë të vështirë për sigurinë e vendit, ka lënë pas shumë pyetje të pazgjidhura.
Përveç forcave të rendit, në konfliktin e armatosur u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur. Rreth ngjarjes janë zhvilluar procese gjyqësore që kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Në shkurt të vitit 2016, ka nisur procesi gjyqësor ndaj 29 personave të akuzuar për “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa më vonë, rasti u bashkua me lëndën “Rrufeja”, duke rritur numrin e të akuzuarve në 37.
Prokuroria Republika e Maqedonisë ka ngritur procedura ligjore për ata që ishin pjesë e aksionit në Kumanovë. Ndërkohë, për këtë rast është hapur një hetim ndërkombëtar, me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të zbardhur rrethanat e paqarta që kanë shoqëruar ngjarjen.
Deri më tani, 33 persona janë dënuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, ndërsa katër të tjerë janë liruar nga akuzat. Dënimet variojnë nga burgime të përjetshme deri në 20 vjet burg për të akuzuarit, ndërkohë që shumica e tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa disa janë nga Maqedonia.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës