Pas triumfit të PSG-së ndaj Arsenalit (2-1, 1-0 në ndeshjen e parë) dhe suksesit dramatik të Interit ndaj Barcelonës (4-3 pas vazhdimeve, 3-3 në ndeshjen e parë), finalja e Mynihut më 31 maj do të jetë vendimtare për disa prej kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë”.
Me vetëm dy finalistë në garë, performancat në “Allianz Arena” mund të përcaktojnë fituesin e çmimit më prestigjioz individual.
Katër janë kandidatët kryesorë deri tani në luftë për ‘Topin e Artë’.
Lautaro Martínez, lideri i Interit në garë
Sulmuesi argjentinas ka qenë i jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve, me 9 gola të shënuar. Një fitore ndaj PSG-së do ta katapultonte atë në listën e favoritëve për Topin e Artë.
Megjithatë, sezoni i tij në Serie A ka qenë më modest — me 12 gola — dhe Interi ka humbur pothuajse titullin në Itali dhe është eliminuar nga Kupa e Italisë. Këto faktorë mund të ndikojnë në renditjen e tij përfundimtare.

Donnarumma dhe Dembele, dyshja e artë e PSG-së
Gianluigi Donnarumma ka shkëlqyer gjatë gjithë fazave eliminatore dhe, përveç titullit të Ligue 1, ai mund të shtojë edhe Kupën e Francës përpara finales së Mynihut. Ai është favorit për Trofeun Yachine dhe një kandidat i fortë edhe për Topin e Artë.
Ousmane Dembele po kalon sezonin më të mirë të karrierës, me 33 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat. Ai ka qenë lideri i PSG-së dhe një tjetër pretendent i fortë për çmimet individuale.
![]()
Yamal dhe të eliminuarit e mëdhenj
Eliminimi në gjysmëfinale i Lamine Yamal e ka dëmtuar pozitën e tij, pavarësisht suksesit në garat vendase me Barcelonën.
Megjithatë, me Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe një titull të afërt në La Liga, ai ende mund të synojë një vend në podiumin e Topit të Artë.
Finalja e Ligws sw Kampionwve luhet me 31 maj nw “Allianz Arena”.

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...