Mbrëmë ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në mes të Parisit dhe Arsenalit.
Francezët sikurse në ndeshjen e parë triumfuan edhe në vendin e vet, por kësaj radhe me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë të martën mbrëma në një super atmosferë në “Giuseppe Meazza”, Interi eliminoi Barcelonën pas vazhdimeve, duke e mposhtur 4-3.
Disa minuta më parë UEFA ka publikuar 11-shen më të mirë të gjysmëfinaleve të dyta.
Ky formacion dominohet nga futbollistë të Interit, Barcelonës e PSG, kurse asnjë nuk është nga Arsenali.
Në portë padyshim është Yann Sommer i cili bëri disa pritje të mrekullueshme ndaj Barçës.
Për vijën e mbrojtës, UEFA ka zgjedhur Gerrard Martin, Acerbin, Marquinhosin dhe Hakimin.
Mesfusha përbëhet nga De Jong, Fabian Ruiz dhe Barella.
Ndërsa sulmit i prijnë Khvicha, Lautaro dhe Yamal.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për këtë sezon luhet me 31 maj në “Allianz Arena”, mes Interit dhe Parisit./Arbresh.info
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...
Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turq...
Kombëtarja e Turqisë sot vjen në Kosovë, vendos të mos stërv...
Nafta rritet mbi 3% në Azi
Tërmet në Shqipëri
Rama për shembjen e tokës: Primare restaurimi i rrymës dhe u...