Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Postën e Kosovës dhe me këtë rast bëhet e ditur se ka takuar Kryeshefen Ekzekutive, Nora Rraci dhe një pjesë të stafit.
Ambasada e Shqipërisë, njofton se me këtë rast u përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Postës së Shqipërisë dhe Postës së Kosovës , një model i vërtetë i afrisë institucionale dhe vëllazërore mes dy vendeve tona.
“Gjatë takimit u diskutuan edhe disa tema me rëndësi për të ardhmen e këtij bashkëpunimi, të cilat, me vullnetin dhe përkushtimin e drejtuesve dhe stafit të të dy institucioneve, do të gjejnë zgjidhjen e duhur”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade, postuar në Facebook.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë zotohet se do të vijojë të japë mbështetjen e saj për të forcuar më tej këtë marrëdhënie të rëndësishme dhe për të nxitur bashkëpunime konkrete në shërbim të qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...