Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave për veprën penale të “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të akuzuarit, të cilët janë zyrtarë të përfshirë në mbikëqyrjen e projektit për ndërtimin e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në fshatin Tërnje, përballen me akuzën se kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tyre për të mundësuar përfitime të paligjshme për operatorin ekonomik NPN “I.” NPN “E.”
Të pandehurit B.K. (menaxher i projektit), A.R., V.K. (mbikëqyrës të brendshëm komunal), Z.T. (mbikëqyrës i jashtëm i kontraktuar), A.E., H.B. dhe A.T. (anëtarë të komisionit për kontrollimin e punëve) akuzohen se, gjatë periudhës tetor 2018 – dhjetor 2019, duke ushtruar detyra të ndryshme si menaxher projekti, mbikëqyrës komunal dhe të jashtëm, si dhe anëtarë të komisionit për verifikimin e punimeve, kanë shkelur procedurat dhe detyrimet zyrtare, duke mundësuar përfitime të padrejta për Operatorin Ekonomik të kontraktuar.
Sipas aktakuzës, projekti për ndërtimin e shkollës, me vlerë mbi 294 mijë euro, është ndryshuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa janë pranuar punë të pakryera si të përfunduara. Një nga shkeljet është mosrealizimi i një pjese të podrumit me sipërfaqe prej 175 m², i cili është zëvendësuar me vetëm 16 m² të një aneksi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin komunal.
Për më tepër, është lidhur një kontratë për punë shtesë në vlerë prej 29,202 euro, duke thelluar kështu dëmin financiar.
Të pandehurit po përballen me akuzën për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...