Prej dy ditësh rrjetet sociale, veçanërisht TikTok-u, janë përfshirë nga thashethemet rreth çiftit të njohur Leo dhe Lela, pasi në një faqe nisën të qarkullojnë biseda të supozuara mes Leos dhe ish-partneres së tij, në të cilat pretendohet se ai e fton atë për një takim në Gjermani.
Në pamjet e publikuara, numri i përfshirë në bisedë del të jetë i Leos, gjë që ka shtuar më shumë dyshimet dhe diskutimet në rrjet.
Por për këto pretendime është informuar edhe vetë Lela, e cila ka reaguar publikisht përmes një deklarate për emisionin “Prive”, duke i mohuar kategorikisht lajmet që po qarkullojnë.
“Po, i kemi parë. Dje i kam parë, por nuk janë aspak të vërteta. Ne jemi duke bashkëjetuar dhe nuk kemi pasur asnjë krizë mes nesh.
E lëre më të mendoj për tradhti. Nëse do kisha pasur dyshime, moti do kisha vepruar. Janë komplet ‘fake’”, është shprehur Lela, duke e quajtur gjithë situatën një sajim të pastër.
Kësisoj, ajo e ka sqaruar publikisht se marrëdhënia mes saj dhe Leos është e qëndrueshme, duke u përpjekur të shuajë zërat që kanë trazuar rrjetin ditët e fundit. Rrjedha e këtyre thashethemeve vazhdon të ndiqet me interes nga ndjekësit e çiftit në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë