Komandanti i KFOR-it Enrico Barduani i ka shkuar në zyrë sot komandantit të ushtrisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Barduani bashkë me drejtorin e Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, Sven Lange u njoftuan nga komandanti i FSK-së për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së.
Gjithashtu sipas njoftimit zyrtar të Forcës, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.
Siç bëhet e ditur, në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.
“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s) Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange. Gjeneral Jashari fillimisht e njoftoi Gjeneralin Barduani për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale. Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon”, thuhet në njoftim.
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje