Tre persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga fundosja e dy anijeve që transportonin turistë në një lumë në jugperëndim të Kinës, raportoi sot agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Rreth 70 persona ranë në lumë kur të dy anijet u përmbysën në qytetin Qianxi, në provincën Guizhou, sipas autoriteteve lokale që folën për Xinhua.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdonin të kërkonin për 14 persona të zhdukur.
Presidenti kinez Xi Jinping kërkoi që të bëhen “të gjitha përpjekjet e mundshme” për të gjetur të zhdukurit dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit./abcnews.al
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit