Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një armëpushim me Rusinë është i mundur në çdo moment.
Këtë deklaratë Zelensky e dha në një konferencë të përbashkët shtypi në Pragë së bashku me presidentin çek Petr Pavel.
Gjithashtu, ai tha se Ukraina shpreson të marrë 1.8 milionë predha në 2025 nën një iniciativë çeke për të ofruar ndihmë ushtarake, shkruan skynews.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin shpalli të hënën një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Raportohet se armëpushimi 72-orësh do të zbatohet kur Putini do të presë liderët ndërkombëtarë në Sheshin e Kuq të Moskës, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping.
Por, Zelensky e ka përsëritur se kërkon një armëpushim që zgjat 30 ditë./abcnews.al
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...