Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:00, në autostradën A3 mes nyjeve Popovaça dhe Krizh në Kroaci. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, të dyja me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 31 të tjerë janë lënduar. Nga të lënduarit, 29 janë dërguar për trajtim mjekësor në disa spitale, varësisht nga shkalla e lëndimeve, raporton Radiotelevizioni i Kroacisë.
Edhe pse rreth një e treta e të plagosurve kanë lëndime më serioze, fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Për shkak të aksidentit, janë krijuar kolona të gjata deri në 18 kilometra, ndërsa autostrada ishte e mbyllur për plot tetë orë në të dy drejtimet. Tashmë, komunikacioni është rikthyer dhe rruga është e hapur për qarkullim.
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt