Policia e Merseyside Police në Angli ka arrestuar një shqiptarë të kërkuar për vrasjen në bashkëpunim të Klaudjo Alushit.
Top Channel ka parë dokumentet e gjykatës të ekstradimeve në Londër ku këtë të shtunë ka dalë për t’u njohur me urdhrin e arrestit për Hajdar Allajbej.
Ai ka pranuar me dëshirën e tij të ekstradohet në Belgjikë.
Sipas mediave belge të cilave u referohet Top Channel Kujtim Puci, së bashku me vëllezërit e tij Arben dhe Hajdar Allajbej (që besohet se kanë ndërruar identitet nga Puci në Allajbej) Natën e 4 prillit 2012 ata u konfliktuan në një lokal nate me një tjetër shqiptar të quajtur Klaudjo Alushi 25 vjeç, për femra të cilat i shfrytëzonit për prostitucion.
Klaudjo Alushi, një shqiptar pa vendbanim të përhershëm në Belgjikë, 25 vjeç, u gjet i vdekur përpara kafenesë “King Bar”, në rrugën Livourne në Saint-Gilles. Ai kishte marrë shumë goditje me thikë.
Arben Puci më pas u dorëzua në polici, duke deklaruar se ishte autori i vetëm i ngjarjes.
Por rezultoi se ai ishte i shoqëruar nga vëllai i tij, Kujtim Puci, dhe një mik, Hajdar Allajbej. Këta të fundit arritën të largoheshin dhe janë në kërkim.
Sipas një dëshmitari, përleshja kishte lidhje me konkurrencën mes të dashurave të Klaudjo Alushit dhe Kujtim Pucit të cilat përdoreshin si prostituta në bulevardin Louise.
Në fund të vitit 2014, Gjykata e Brukselit e dënoi Arben Pucin me 18 vite burg, ndërsa i dyshuari kryesor Kujtim Puci u dënua në mungesë me 30 vite. Ndërsa për vëllain tjetër, Hajdar Puci-Allajbej u dha dënim në mungesë.
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali