Pesë persona, përfshirë një fëmijë dhe pilotin, janë shpëtuar pas 36 orësh të kaluara në majë të një aeroplani të rrëzuar në një kënetë të mbushur me aligatorë në Amazonën boliviane.
Avioni i vogël ishte zhdukur për 48 orë para se të gjendej nga peshkatarë vendas në rajonin e Amazonas të Bolivisë, të premten.
Sipas autoriteteve, të mbijetuarit – tre gra, një fëmijë dhe piloti 29-vjeçar – u gjetën në “gjendje të shkëlqyer”. Drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente në Departamentin e Benit, Wilson Avila, tha se ata kishin mbijetuar falë vetëpërmbajtjes dhe fatit.
Piloti Andres Velarde sqaroi për mediat lokale se një defekt në motor e detyroi të bënte ulje emergjente pranë lumit Itanomas, gjatë fluturimit nga Baures drejt qytetit Trinidad. Ai rrëfeu se, pas uljes në një kënetë, pasagjerët qëndruan në majë të avionit, të rrethuar nga aligatorë që afroheshin deri në tre metra larg.
Ai shtoi se besonte se rrjedhja e karburantit nga aeroplani i pengoi grabitqarët t’u afroheshin atyre.
Ndër tjera, piloti shton se në ujë kanë pikasur edhe një anakonda./BBC
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...
Pacolli i shpreh ngushëllime Ilir Metës për vdekjen e babait
E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali