Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë kryer patrullime përgjatë kufijve të Kosovës me qëllim garantimin e lirisë së lëvizjes dhe sigurimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në një njoftim për media, KFOR-i ka bërë të ditur se patrullimet kryhen në baza të rregullta dhe përfshijnë disa komuna në mbarë vendin.
“Ushtarët e KFOR-it kryejnë në mënyrë rutinore patrullime ditore nëpër komuna të shumta të Kosovës për të ruajtur stabilitetin në rajon. Qoftë duke patrulluar në mënyrë të pavarur apo duke u bashkuar me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj misionit tonë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...