Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë janë suspenduar përkohësisht nga detyra, me vendim të drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi për suspendim është marrë pas dyshimeve se të dy zyrtarët janë përfshirë në shkelje disiplinore.
“Ky vendim është marrë në orët e hershme të ditës së sotme, më 03 maj 2025 pasi dy zyrtarët policorë dyshohet se janë të përfshirë në shkelje disiplinore”, thuhet në njoftim.
Hetimet ndaj dy zyrtarëve do të vazhdojnë varësisht nga cilësimi i shkeljeve disiplinore nga Drejtoria e Hetimeve të Brendshme./Arbresh.info
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...
Hamza pret Spiropalin: PDK vlerëson mbështetjen e Shqipërisë...
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët
Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes
Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Feri...