Kryetarja e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), ka reaguar pas publikimit të raportit për lirinë e medias nga organizata “Reporterët pa Kufij”, aty ku Kosova është listuar e 99-a në botë nga 180 shtete.
Rexhepi ka thënë se me keqardhje e sheh se ky raport nuk po e jep të vërtetën e Lirisë së shtypit në rajonin e Ballkanit.
Ndonëse thotë se Kosova ka shumë sfida, megjithatë, sipas saj, nuk është më keq se Serbia, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi e Maqedonia.
“Sot me keqardhje po e shoh që Raporti i RSF nuk po e jep të vërtetën e Lirisë së shtypit në rajonin e Ballkanit. Po, Kosova ka shumë sfida, por nuk është më keq se Serbia, Shqipëria, Bosnja, Mali i zi, Maqedonia… Kosova ka shumë sfida, por ka edhe liri e shumë media profesionale që po e kryejnë punën e tyre për çdo ditë me shumë sukses, për dallim prej fqinjëve që në Raportin e RSF rangohen më mirë se ne”, ka shkruar ajo.
Kosova ka shënuar rënie të lirisë së medias për 24 vende. Një vit më parë ishte në vendin e 75-të./rtk
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...