Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti në zyrën e tij në kryeministri Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein. Pas takimit Rama postoi një status në rrjetet sociale ku shprehu kënaqësinë e takimit me një monark të respektuar botërisht si Abdullah II bin Al-Hussein.
“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
Mbreti i Jordanisë erdhi në Shqipëri me ftesë të Presidentit Bajram Begaj. Më herë ata patën një takim tête-à-tête ku folën për forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve.
Kjo është hera e dytë të Abdullah II që vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri, pasi ai zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama më 12 Maj të vitit 2015.
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...