Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka paralajmëruar për pasoja serioze nga dështimi i krijimit të institucioneve funksionale në Kosovë, duke vënë theksin në ndikimin negativ në procesin e integrimit evropian.
Sipas GLPS-së, vendi ka hyrë në muajin e dytë pa një qeveri dhe kuvend funksional, gjë që po ndikon jo vetëm në qeverisjen e përditshme, por edhe në ngecjen e një prej dokumenteve më të rëndësishme strategjike për integrimin – Agjendës së Reformave Evropiane
“Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) vlerëson se dështimi i krijimit të një kuvendi dhe të një qeverie funksionale tash e dy muaj, ndikon negativisht në të gjitha fushat e qeverisjes, por sot duam të tërheqim vëmendje në rrafshin e integrimit Evropian. Në pamundësi objektive për hapjen e negociatave për anëtarësim, prioriteti i Kosovës në fushën e integrimit Evropian duhet të jetë Agjenda e Reformave e vendit, që është miratuar nga Komisioni Evropian në tetor 2024 dhe është dorëzuar për ratifikim në Kuvend më 4 dhjetor”, thanë ata.
GLPS tha se vendi mund të përfitojë deri në 883 milion euro nga kjo agjendë në një periudhë tre vjeçare, një ngritje substanciale nga vitet e kaluara.
“GLPS dëshiron të rikujtojë se vendi ynë mund të përfitojë deri në 883 milionë euro nga kjo Agjendë në një periudhë tre-vjeçare, një ngritje substanciale nga viti e kaluar. Ndërkaq, në momentin e ratifikimit, Komisioni Evropian është zotuar të ekzekutojë një parapagesë në vlerën prej 7% apo 61 milionë euro. Këto shifra janë shumë serioze për një vend me ekonominë e Kosovës”, thanë tutje ata./Arbresh.info

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...