Inter mbrëmë një barazim me rezultat 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Zikaltrit mund të fitonin ndeshjen shumë lehtë, madje edhe realizuan golin e katërt por pozita e Henkrikh Mkhitaryan ishte me milimetra jashtë loje kështu goli u anulua, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes ai ka dhënë një koment lidhur me golin e anuluar dhe ndeshjen e kthimit.
“Do të mendoj për atë gol të anuluar gjithë jetën. Është shtytja e fundit, duhet të japim gjithçka. Po vuajmë të gjithë për të arritur një rezultat pozitiv”, u shpreh ai.
Interi pati epërsinë dy herë në lojë por Barcelona u kthye në të dyja rastet.
Tashmë finalisti do të përcaktohet në “Giuseppe Meazza”, të martën e ardhshme./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...