Guardiola konfirmon rikthimin e Rodrit dhe Haalandit në stërvitje

16:38 | 1 Maj 2025
D.H

Dy yjet që i munguan Manchester Cityt në kohët më të vështira këtë sezon, Rodri dhe Erling Haaland tashmë janë rikthyer në stërvitje me klubin.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola, shkruan Arbresh.info.

Ai u shpreh i kënaqur me angazhimin dhe rikuperimin e dy yjeve të Cityt.

“Jemi vërtet të kënaqur që Erling është rikthyer dhe që Rodri është rikthyer në seancat stërvitore”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Mbetet për t’u parë nëse ata mund të kthehen para se të përfundojë sezoni, por Guardiola ndihet optimist.

“Në momentin që mjeku zyrtar thotë se Rodri mund të fillojë të luajë minuta, pas kësaj ai do të fillojë të luajë minuta, por mjekët duhet të më tregojnë mua”.

“Ishte një dëmtim i vështirë. Ishte një dëmtim shtatë deri në njëmbëdhjetë muajsh. Çdo ditë Rodri po bën më shumë seanca, por duhet të presim që ai të mos bëjë një hap prapa dhe të dëmtohet përsëri, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Çdo seancë stërvitore ai ndihet më mirë dhe kur mjeku thotë se Rodri është i qëndrueshëm dhe mund të fillojë të luajë, pas kësaj ai do të kthehet”, përfundoi trajneri i Cityt.

Manchester City ndeshjen e radhës e luan nesër ndaj Wolvesit në Premier League ku po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu “Citiziens” janë kualifikuar në finale të “Fa Cup”, si dhe kanë mundësi të fitojnë një tjetër trofe pasi do të marrin pjesë edhe në Kampionatin Botëror për klube i cili nis mesin e qershorit të këtij viti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme