Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit përfundoi me rezultat 3-3.
Pas ndeshjes, ylli i Interit dha një prononcim të shkurtër për media, shkruan Arbresh.info.
Ai u pyet nga gazetarët nëse sipas tij Yamal është lojtari më i mirë në botë.
Por përgjigja e tij ishte shumë interesante, duke buzëqeshur ai dha dy emra të lojtarëve francez para Yamalit.
“Lojtari më i mirë në botë është francez. Dhe i dyti më i mirë gjithashtu. Pas kësaj, Lamine Yamal… Lojtarët më të mirë janë Dembele dhe Mbappe”, u përgjigj Thuram duke buzëqeshur.
Is Lamine Yamal the best player in the world?
??️ Marcus Thuram: “No… The best player in the world is French. And the second best too. After that, Lamine Yamal… The best players are Dembélé and Mbappé.” pic.twitter.com/jj7bekHYlx
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) April 30, 2025
Thuram ishte realizator i golit të parë në ndeshje. Kujtojmë se sfida e kthimit luhet të martën në “Giuseppe Meazza”./Arbresh.info
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve