Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me kryetarin e PD-së, Sali Berishën në Kongresin e EPP-së në Spanjë.
Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, tha se me Berishën shkëmbyen të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë.
Ai ndër tjerash tha se me Berishën sollën kujtime historike.
“I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike. Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, shkroi Abdixhiku.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë