Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për ftesat që u ka dërguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndaj liderëve të Partisë Demokratike të Kosovë dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo tha se Kurti paska bërë ftesë më gjithëpërfshirëse, pasi herën e kaluar ai letër i kishte dërguar vetëm liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut.
“Ndoshta tani e paska zgjeruar ftesën për takim me liderët edhe me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj për klankosova.
E njëjta ka pohuar se mbetet të shihet dhe si do të veprojnë partitë e tjera, në aspektin se a do t’i shkojnë Kurtit në takim, apo jo.
Deri tani Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar se nuk do të shkojë në takimin e Kurtit, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës nuk janë deklaruar ende.
LEXO EDHE:
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin