Juventusi ka njoftuar zyrtarisht se ka zgjatur kontratën me futbollistin 31-vjeçar polak Arkadiusz Milik deri në qershor të vitit 2027.
Milik u bashkua me Juventusin në vitin 2022, fillimisht në huazim nga Marseille, ndërsa sulmuesi i polak u bë zyrtarisht lojtar i Juventusit një vit më vonë. Në total, ai bëri 59 paraqitje në ligë për klubin e Torinos dhe shënoi 11 gola.
Ai la një gjurmë më të thellë në Serie A në fillim të karrierës së tij, ndërsa mbante veshur fanellën e Napolit, ku luajti gjithsej 93 ndeshje në Serie A dhe shënoi 38 herë.
Përveç këtyre dy klubeve italiane dhe Marseilles, ai luajti edhe për Bayer Leverkusen, Augsburg dhe Ajax.
Milik ka pasur probleme me lëndime të shumta kohët e fundit dhe luajti për herë të fundit për Juventusin në fund të majit të vitit të kaluar.
Pavarësisht kësaj dhe dëmtimit të tij të rëndë të gjurit të kohëve të fundit, Juventusi vendosi t’ia zgjasë kontratën.
Por paga e tij që ishte 3.5 milionë euro në vit, do të ndahet në dy pjesë, ku ai për dy vite do të fitojë nga 1.75 milion euro.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...