Kryeministri i Katarit dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani u shpreh se situata në Gaza është “një njollë në ndërgjegjen e të gjithë botës”.
Duke folur në Forumin e Sigurisë Globale në Doha, Mohammed tha se “vdekja e fëmijëve nga uria dhe të ftohtit shfrytëzohet si mjet për të arritur objektiva të ngushta politike”.
Ndërkohë, “një popullsi e tërë është e rrethuar dhe i mohohen të drejtat më elementare për të marrë ndihmë, pa asnjë përgjegjësi”,-vijoi ai.
Ai shtoi se Katari do të vazhdojë, në koordinim me Egjiptin, SHBA-në dhe partnerët e tjerë rajonalë, të përpiqet të arrijë një armëpushim në Gaza dhe të sigurojë që ndihma humanitare të arrijë tek palestinezët./euronews.al
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë