NATO mund të llogarisë në Berlin për të rritur kontributin e tij në mbrojtjen e Evropës, pasi aleanca atlantike përballet me një të ardhme më të pasigurt se 70 vjet më parë kur Gjermania është bërë anëtare, ka thënë të hënën presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Duke folur në një ceremoni në selinë e NATO-s në Bruksel për të shënuar përvjetorin e anëtarësimit, Steinmeier u përpoq të qetësonte aleatët e tronditur nga ato që ai i quajti ndryshime epokale gjeopolitike, raporton Reuters.
“Sot, me luftën e Putinit kundër Ukrainës që po vazhdon me forcë të plotë, dhe me Shtetet e Bashkuara që ushtrojnë presion të ashpër ndaj aleatëve të saj evropianë, Gjermania është në një pozicion vendimtar”, ka thënë ai duke iu drejtuar aleatëve.
“Ne e morëm mesazhin, ju mund të mbështeteni tek ne… Ne do të përpiqemi ta bëjmë Gjermaninë, si ushtrinë dhe infrastrukturën e saj, shtyllën kurrizore të mbrojtjes konvencionale në Evropë”, ka shtuar ai./abcnews.al
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...