Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.
Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars. Një marrëveshje armëpushimi që kishte ndalur në masë të madhe luftimet për dy muaj u prish shkaku i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, sulmi i të cilit nxiti luftën në vitin 2023.
Zyrtari i mbrojtjes civile, Mohammed al-Mughayyir, i tha AFP-së se 40 persona ishin vrarë që nga agimi i së hënës.
Mes tyre ishin tetë persona që u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Abu Mahadi në Jabalia, në veri të territorit.
“Ata po flinin në shtëpitë e tyre, duke u ndjerë të sigurt, kur raketat goditën… kjo skenë të bën të dridhesh”, tha Abdul Majeed Abu Mahadi, 67 vjeç, i cili shtoi se vëllai i tij u vra në sulm.
“Nëse një person do ta shikonte këtë skenë, do të shihte fëmijë, gra dhe burra të moshuar të copëtuar, të dhemb zemra, por çfarë mund të bëjmë?”, shtoi ai./abcnews.al
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit