Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në një takim pune Komandantin e Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, të cilin e njoftoi më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Gjeneral Rama, falënderoi admiralin Ferguson për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës,duke theksuar bashkëpunimin e mirë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Me këtë rast, Rama vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in që po zhvillohet në shumë fusha.
Komandanti i FSK-së më pastaj e njoftoi admiralin Ferguson, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, në të gjitha fushat, bashkëpunimin që ka me shumë shtete, si dhe pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrime dhe trajnime regjionale dhe ndërkombëtare.
Po ashtu, komandanti i FSK-së, e njoftoi admiralin Ferguson më gjerësisht me zhvillimet aktuale në FSK, duke u fokusuar tek procesi i transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Nga ana e tij, admirali Ferguson, shprehu kënaqësinë për vizitën në FSK, për pritjen dh e njëherë theksoi se SHBA-të edhe në të ardhmen do ta ndihmojnë FSK-në.
Sipas një komunikate të Ministrisë së FSK-së, në këtë takim komandanti i FSK-së shoqërohej nga gjeneral brigade Zymer Halimi, kolonel Ilir Qeriqi dhe Major Berat Shala. Admirali Ferguson në takim shoqërohej edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta, koloneli Kay Hasson, Xhef Firing (Jeff Fearing) si dhe zyrtarë dhe oficerë të tjerë të lartë
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...