Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se, pavarësisht fatit fizik të personave të zhdukur, sot e kemi lirinë dhe se në themelet e lirisë së Kosovës janë edhe të zhdukurit e Kosovës.
“Siç e dimë, sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, e vendosur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por unë nuk e quaj ditë të personave të zhdukur, sepse sot do të jetë ditë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do të jetë dhimbje për të gjithë qytetarët e Kosovës. Të zhdukurit, plaga jonë nuk është individuale, por është një plagë që e prek të gjithë shoqërinë tonë. Nuk mund të ketë normalitet pa u zgjidhur, pa u treguar e vërteta, pa ardhur drejtësia në vend. Të zhdukurit nuk mund të shërohen si plagë vetëm me kalimin e kohës, kjo plagë do të shërohet vetëm kur drejtësia të vijë në vend, kur e vërteta t’u tregohet familjeve. Zhdukjet, vrasjet, apo edhe dërgimi i trupave me frigorifer dhe pajisje të ndryshme nëpër varreza masive në Serbi, nuk janë thjesht akte lufte, ato janë krim kundër njerëzimit, janë gjenocid i pastër, ato janë një lloj krimi që bota e sotme nuk e sheh shpeshherë. Andaj, ky krim duhet të ketë drejtësi, dhe fatkeqësisht ne këtë drejtësi ende po e kërkojmë edhe te instancat ndërkombëtare,” ka thënë Hoti.
Si kryesues i komisionit, por edhe si familjar i personave të zhdukur, Hoti tha se nuk do të ndalen asnjëherë derisa të dihet fati edhe i personit të fundit të zhdukur.
Zbulohet varr masiv nga Lufta e Dytë Botërore në Zagreb, vik...
Neymar në alarm, gjendja e tij shqetëson Brazilin para Kupës...
KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qe...
Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vie...
Haradinaj: Çdo sakrificë për liri të shqiptarëve e gjejmë në...
Reshje të fuqishme me rrufe dhe breshër godasin disa fshatra...