Eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës”, por se nuk mund ta bëjë këtë për momentin sepse, siç thotë ai, “i ka shpenzuar të gjitha kreditet e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë në vitin 2023”.
Në një intervistë për median kroate “Jutarnji list”, Picula thekson se strategjia aktuale e Vuçiqit ka në synim destabilizimin, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.
“Vuçiq tani do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por ai i shpenzoi të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjska në vitin 2023, kur u vra një polic i Kosovës”, tha Picula, duke komentuar situatën e sigurisë në rajon.
Picula, i cili vjen nga Kroacia, vlerëson se çdo destabilizim i mundshëm në Kosovë tani do t’i kushtonte shtrenjtë Vuçiqit dhe për këtë arsye ai është më i fokusuar në tensionet e brendshme politike dhe në “provokimet ndaj Kroacisë”.
Duke folur për perspektivën e mëtejshme evropiane të Serbisë, Picula tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e “botës serbe”.
“Vuçiq po përdor BE-në si bankomat. Qytetarët serbë janë të ekspozuar ndaj një narrative që favorizon lidhjet vëllazërore dhe miqësore me Pekinin dhe Moskën, ndërsa Perëndimi dhe BE-ja janë demonizuar. Nëse nesër organizohet një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar”, tha Picula.
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...