Policia e Kosovës njofton se pesë persona janë arrestuar pasi që janë përfshirë në një rrahje në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
Në njoftim thuhet se rrahja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit ku dy persona kishin dal nga vetura dhe kishin filluar të fjalosen mes vete duke u shtyrë me duar, përcjell Arbresh.info.
“Më datë 24.04.2025, rreth orës 02:00, pas një mosmarrëveshje në trafik, dy vetura ishin ndaluar pranë përmendores së “Car Llazar-it” ku dy persona kishin dal nga vetura dhe kishin filluar të fjalosen mes duke u shtyer me duar. Njësitë policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri kanë intervenuar duke e parandaluar përshkallëzimin e situatës në rrahje”, thuhet në njoftim.
Personat e përfshirë në rast i dyshuari P.C 31 vjeç dhe ankuesi N.J 30 vjeç si dhe tre dëshmitarët janë shoqëruar në Stacion Policor, ku edhe janë intervistuar.
“Rasti i është paraqitur Prokurorit të Shtetit dhe në konsultim me të është iniciuar rasti “Sulm”, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...