Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj ka vizituar sot Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë për të nderuar figurën e Papa Françeskut pas ndarjes së tij nga jeta.
Hoxhaj ka shkruar në librin e zisë të hapur nga Ipeshkvia e Kosovës dhe ka ndarë një mesazh ngushëllimi në rrjetin social Facebook.
“Sot shkrova në librin e zisë në Katedralen ‘Nënë Tereza’, në nderim të Papa Françeskut. Ai ishte zëri i paqes, i të varfërve dhe i humanizmit dhe përherë do të kujtohet si i tillë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoxhaj.
Papa Françesku, i njohur për përkushtimin e tij ndaj dialogut ndërfetar, mbrojtjes së të varfërve dhe promovimit të paqes globale, është vlerësuar gjerësisht edhe në Kosovë për mesazhet e tij të afërsisë dhe solidaritetit njerëzor./Arbresh.info/
Sekuestrohen rreth 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontr...
Brazili dhuron spektakël, fiton miqësoren e tetë golave kund...
SHBA-ja kryen sulme të reja “vetëmbrojtëse” në Iran
Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigu...
Qytetari nxjerr fëmijën nga Liqeni i Batllavës, policia inte...
U prezantua rrejshëm si polic, arrestohet i dyshuari në veri...