Rama: Nëse nuk votohet sot Plani Zhvillimor, qytetarët anashkalohen nga procesi

10:39 | 24 Prill 2025
E.H

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se sot është dita kur duhet të miratohet për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhzvillimor Komunal (PZHK).

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkroi se votimi i sotëm në Kuvendin Komunal nuk ka të bëjë me miratimin përfundimtar të planit, por me mundësinë që ky dokument të bëhet publik dhe të hapet për komente, propozime dhe vërejtje nga qytetarët

Postimi i plotë:

Sot votohet për TRANSPARENCË TË PLOTË!

Pas një viti e gjysmë bllokimesh, Plani Zhvillimor Komunal (PZHK) vazhdon të pengohet – pikërisht nga ata që nuk po duan që qytetarët të kenë qasje, informacion dhe të drejtë fjale për të ardhmen e qytetit.

Njoftojmë qytetarët e Prishtinës se sot, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pritet të votohet për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Ky votim nuk është për miratimin përfundimtar të planit.

Sot votohet që ky dokument të bëhet publik – që qytetarët të kenë mundësinë ta shohin dhe të japin komente, propozime apo vërejtje.

Nëse nuk votohet sot, qytetarëve u mohohet e drejta të jenë pjesë e një procesi që vendos për lagjet, infrastrukturën, gjelbërimin dhe zhvillimin urban të Prishtinës.

Ky është momenti për të treguar që duam një qeverisje të hapur, të ndershme që dëgjon qytetarin dhe të shohim qartazi kush po voton për jo-transparencë, kush po bllokon!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale