Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.2 që goditi Stambollin, autoritetet turke kanë dhënë bilancin për numrin e të lënduarve. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 151 persona kanë pësuar lëndime, shumica e tyre nga paniku dhe nga hedhja nga lartësitë, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.
Tërmeti, i cili ndodhi në orën 12:49 me orën lokale, kishte epiqendrën në lagjen Silivri të Stambollit dhe u ndje fuqishëm në të gjithë qytetin, që ka një popullsi mbi 15 milionë banorë. Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, njoftoi se tërmeti kishte një thellësi prej 7 kilometrash dhe zgjati 13 sekonda, raporton Andolu Ajansli.
Pas tërmetit, dy dridhje të tjera me magnitudë 4.9 ballë u regjistruan në orët 13:02 dhe 15:12, duke shtuar panikun dhe duke ndikuar më tej te qytetarët e frikësuar.
Sipas njoftimeve të fundit, nuk ka raporte për viktima apo shkatërrime të rëndësishme. Ekipet e reagimit janë mobilizuar dhe po kryhen skanime në terren për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Zyra e guvernatorit të Stambollit ka kërkuar që qytetarët të mos hyjnë në ndërtesat e dëmtuara dhe të shmangin përdorimin e automjeteve pa nevojë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, e ka ndjekur nga afër situatën dhe ka theksuar se nuk ka situata shqetësuese për momentin./rtk
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...