Rreth 100 000 njerëz po presin të hyjnë në Bazilikën e “Shën Pjetrit” në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të ndjerë, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.
Trupi i papës u transferua në bazilikën në zemër të Romës mëngjesin e së mërkurës. Nga ora 11:00 bazilika është e hapur për publikun, por koha e pritjes është e gjatë. Trupi i papës shfaqet në një arkivol të thjeshtë prej druri.
Fillimisht, bazilika ishte menduar të qëndronte e hapur deri në mesnatë. Megjithatë, turma ishte aq e madhe sa Vatikani nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së saj të hapur më gjatë se sa ishte paralajmëruar fillimisht.
Pritet një fluks më i madh njerëzish, sidomos në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje. Të enjten pritet që edhe Bazilika e Shën Pjetrit të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në mesnatë dhe të premten nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Varrimi i Papës është caktuar të shtunën.
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...
Haradinaj kujton masakrat në Rrezallë, Llovcë e Llapqevë: Pl...
Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të ha...
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...