Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka deklaruar se janë bërë dy vjet nga marrja e qeverisjes lokale.
Atiqi thotë se gjatë kësaj kohe janë përballur me shumë sulme kriminale me dirigjim politik nga Beogradi përmes subjektit të vet satelit këtu Listën Serbe.
“Po bëhen dy vjet nga marrja e qeverisjes komunale në komunën e Mitrovicës së Veriut nga ana jonë. Për këto 2 vjet u përballëm me shumë sulme kriminale me dirigjim politik nga Beogradi përmes subjektit të vet satelit këtu Listën serbe që udhëhiqte me komunën”, ka theksuar ai.
Kryetari Atiq pohon se “sot, pas 2 vitesh rezistencë ndaj sulmeve kriminale e terroriste, bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm”.
“Qytetarët janë të lirë, ndërkohë që edhe komuna është e gjithë qytetarëve pa dallim. Kishte shumë sugjerime dashakeqe ato ditë që të dilnim nga komuna, fatkeqësisht edhe nga opozita në Prishtinë, por imagjinoni si do të ishte sot Mitrovica e veriut e veriu në përgjithësi po të dëgjoheshin këta zëra”, tha mes të tjerash ai.
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...