Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Besimtarët sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00.
Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinas do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë “papa i të varfërve” në testamentin e tij.
Duhet theksuar se shumë besimtarë që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit, duke folur para gazetarëve shprehën dëshirën që procesi i kanonizimit të Françeskut të nisë sa më shpejt, siç kishte ndodhur, pra pas vdekjes së Gjon Palit II, pikërisht njëzet vjet më parë./tch
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...