Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim për identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit Nafi Abdiovski, i cili po kërkohet për veprën “mashtrim”.
“Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar që është identifikuar: – ABDIOVSKI NAFI, kërkohet për përfshirje veprën mashtrim”, është kërkesa e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se Abdiovski ishte vënë në kërkim nga Policia e Kosovës edhe në shtatorin e vitit 2024. Ai kishte kërcënuar Policinë e Kosovës pasi ishte arratisur nga burgu në Maqedoni të Veriut, ndërsa i njëjti edhe në atë kohë kërkohej për veprën mashtrim.
Në shtator të vitit të kaluar, dyshohet se Abdiovski kishte telefonuar një zyrtar policor në Podujevë që po e hetonte rastin e tij dhe të njëjtin e ka kanosur për shkak të hetimit.
Ndërkaq, i njëjti i dyshuar ishte arratisur nga burgu i Idrizovës në janar të vitit 2023. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut në atë kohë kishte njoftuar se Abdioski kishte vuajtur dënimin me burg prej 8 muajsh në Burgun e Shkupit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Abdioski është arrestuar fillimisht në shkurt të vitit 2020, siç u raportua në atë kohë, dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burg për disa krime./Arbresh.info/
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tr...
51 aksidente dhe 784 gjoba trafiku për Kurban Bajram
Me thikë e armë e sulmuan dhe ia grabitën veturën një qyteta...
Vdes shqiptari në Itali pas një aksidenti me traktor
Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të...
Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë s...