Rreth 300 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i aeroplanit Delta mori flakë derisa ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida, shkruan BBC.
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tymin dhe flakët nga motori dhe pasagjerët që dalin nga aeroplani përmes rrëshqitjeve të urgjencës.
Fluturimi i Delta 1213 ishte caktuar të nisej nga Orlando për në Atlanta me pothuajse 300 njerëz në bord. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar.
Linja ajrore tha se ekuipazhet evakuuan kabinën kur flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit.
Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...