Një grua 48-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 13:00 në fshatin Raskovë të Obiliqit.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur dhe po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin