Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) e Policisë së Kosovës ka përfunduar me sukses një kurs intensiv pesë-javor SWAT, të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër-Terrorizmit (ATA) i Shteteve të Bashkuara.
Kështu ka njoftuar ambasada Amerikane në Prishtinë, , ka edhe ka uruar pjesëtarët e njësisë për përfundimin me sukses të këtij trajnimi të specializuar.
Në njoftimin për media, theksohet se përgatitja e tyre forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
“Urime Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës për përfundimin e kursit 5-javor SWAT të udhëhequr nga Programi i Mbështetjes kundër Terrorizmit të Sigurisë Diplomatike. Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Arbresh.info/



Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...