Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme një atentat me armë zjarri, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur katër persona.
Policia bën me dije se të plagosurit janë të moshës 11, 17, 19 dhe 34 vjeç.
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”, sqaron policia.
Sakaq, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, thotë policia./tch
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...