Ballkani ka arritur të shënoj një fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Sunday Adetunji në minutën e 31-të, shkruan Arbresh.info.
Pesë minuta pas këtij goli, Geralb Smajli pati një mundësi të mirë shënimi por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Njëzet minuta para fundit, Morina i Gjilani u mundua ta barazojë rezultatin por goditja e tij shkoi shumë pranë portës.
Ndërkohë një goditje e Adetunjit në minutat shtesë nga gjysma e fushës për pak sa nuk hyri golë, por Bllaca u tregua i vëmendshëm.
Ballkani nga minuta e 89-të mbeti me 10 lojtarë në fushë, por kjo nuk i prishi punë që të marrë tre pikë në këtë sfidë.
Falë këtyre tre pikëve Ballkani “blindon” pozitën e dytë me 53 pikë gjashtë më shumë se Malisheva kurse Gjilani mbetet i gjashti me 38 sosh, dy më pak se vendi i cili të dërgon në barazh./Arbresh.info
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...