Drita ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-0 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin ku në minutën e 13-të, shënuan përmes Veton Tushës, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti futbollist realizoi një gol të bukur në minutën e 25-të për ta dyfishuar takimin, pas një depërtimi të shpejtë nga krahu i majtë.
Drita nuk po ndalonte sulmet as në pjesën e dytë dhe arriti golin e tretë në minutën e 69-të. Por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Deri në fund nuk gola tjerë nuk pati dhe “Intelektualët” arkëtuan tri pikë të mëdha në luftë për titull.
Pas 29 xhirosh, Drita është e para me 63 pikë kurse Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 38 sosh dhe është vetëm dy pikë larg pozitës së tetë, e cila është e barazhit./Arbresh.info
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...