Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtare për sigurimin e prezencës së dyzet e dy (42) të pandehurve, të akuzuar për vepra terroriste dhe veprime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Në të njëjtën kohë, ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin “Banjska” kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M. të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
”Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, sot filloj shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska”, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me numër PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale Kryerja e veprës terroriste e sanksionuar me nenin 129 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1, pika 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.10 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës e sanksionuar me nenin 126 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 118 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dyzet e dy (42) të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE:
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...