Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Strategjinë e Sigurisë Kibernetike për periudhën 2025-2028, e cila është në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të BQK-së për krijimin e një kornize rregullative dhe mbikëqyrëse që adreson rreziqet kibernetike dhe forcon kapacitetet operacionale të institucionit.
“Kjo strategji përcakton vizionin, objektivat dhe masat konkrete për mbrojtjen e infrastrukturës, sistemeve dhe informacionit të BQK-së nga rreziqet kibernetike. Strategjia bazohet në një qasje të integruar që përfshin ndërtimin e kapaciteteve, menaxhimin e rrezikut të sigurisë kibernetike, reagimin ndaj incidenteve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mekanizmave të kontrollit”, njofton BQK.
Sipas BQK-së, për më tepër, kjo strategji krijon bazë për një strukturë të qëndrueshme të sigurisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike, duke garantuar mbrojtje efektive dhe përputhshmëri me standardet më të avancuara ndërkombëtare në këtë fushë. Strategjia përfshin gjithashtu një plan veprimi trevjeçar, me masa të qarta për zbatimin e saj.
Gjatë hartimit të strategjisë janë marrë parasysh vlerësimet dhe rekomandimet që kanë dalë nga procesi i konsultimeve me Bankën Botërore, si dhe konsultimeve tjera profesionale.
“BQK-ja falënderon Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, në funksion të avancimit institucional si dhe stabilitetit financiar. BQK-ja mbetet e përkushtuar që të zbatojë standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, në zbatim të mandatin ligjor dhe objektivat e saj strategjike”, thuhet në komunikatën e BQK-së./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...