Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Cërrik u shpreh se nuk duhet humbur momenti, që Shqipëria të arrijë të realizojë sa më shpejt ëndrrën e saj, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Momenti që kapërcejmë atë prag, ndryshojmë në të gjitha drejtimet. Ajo pasaporta e BE nuk është vetëm dokument udhëtimi, ai është status tjetër qytetarie.
Duhet të mos luajmë nga istikami, të rrimë drejt dhe të punojmë çdo ditë me negociata, që në 2027 ta bëjmë marrëveshjen e anëtarësimit dhe në momentin kur Shqipëria hyn në BE, është tjetër gjë.
Kemi bërë gabime, duke u mbytur në lugën ujit të pazarit politik se kush je ti, e kush jam unë, me muhabete politike dhe idiote.
Kemi humbur jo njëherë humbin trenin e historinë, tani treni i historisë ka ndaluar para syve.
Duhet ta marrim këtë tren, do të ndryshoje gjithçka. Shqipëria 2030 do jetë Shqipëri e re”, tha Rama./abcnews.al
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...