Dortmundi ka arritur të marrë një fitore në ndeshjen e dytë me rezultat 3-1 ndaj Barcelonës në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Kjo ishte një fitore e pamjaftueshme për kualifikim tutje për gjermanët pasi në ndeshjen e parë në Spanjë, u mposhtën 4-0, shkruan Arbresh.info.
Vendasin nisën ndeshjen shumë mirë duke shënuar me Guirassy në minutën e 11-të.
Po i njëjti shënoi edhe në minutën e 49-të për ta dyfishar rezultatin. Por një gol i Bensebainit pesë minuta më vonë në portën e tij bëri që të ngushtohet epërsia në 2-1.
Por Dortmundi nuk u dorëzua, Guirassy në minutën e 76-të shënoi golin e tretë.
Dortmundi pati edhe disa mundësi tjera për të shënuar gol por nuk ia arriti dot dhe kështu Barca siguroi kualifikimin.
Katalanasit triumfuan me rezultat të përgjithshëm 5-3. Në gjysmëfinale skuadra e Hansi Flick takohet me fituesin e takimit Bayern – Inter.
Kujtojmë që kjo është hera e parë pas gjashtë vitesh që Barcelona arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Rriten çmimet e biletave në pothuajse të gjitha linjat ndëru...
Tifozët shqiptarë që u arrestuan në Serbi dalin nesër para g...
Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen m...
Abdixhiku: E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nu...
Policia me aksion kundër motoçikletave në Gjilan
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena...