Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për veprime të nxitura nga ambicie për pushtet dhe mohim të institucioneve.
“Sot në Kuvendin e Republikës, opozita të udhëhequr dëshpërimisht nga ambicja nihiliste mohuan edhe vetveten, të verbuar nga ambicja për pushtet si humbës të zgjedhjeve,” ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje ai shtoi se ky ishte një precedan i paparë më parë në praktikën parlamentare të Republikës.
“Me të njëjtën ambicie, ata mohojnë edhe vetë institucionet e Republikës së Kosovës. Por një e vërtetë mbetet e pakontestueshme: vullneti i popullit! Ai është i patjetërsueshëm, stoik dhe përfaqëson dinjitet”, shkroi Peci./Arbresh.info
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci