Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Hykmete Bajramin për shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku shkroi se ky propozim është mbështetur nga GP dhe Kryesia e LDK-së.
“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së. Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë. Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, shkroi Abdixhiku./Arbresh.info
Erdogan: Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gj...
Superliga e basketbollit vjen sot me derbin Peja-Sigal Prish...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...